Grida Duma: Largimi i Ramës është fillimi i dialogut

E ftuar në SYRI TV, ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, tha ndër të tjera se ‘opozita i ka të gjithë ingridientët e saj për ta çuar vendin në një situatë parazgjedhore’.

Duma tha se presioni i parë është ndërkombëtar dhe janë 9 pikat e Bundestagut për moshapjen e negociatave.

‘Të bësh sot opozitë është mision i vështirë. Është shumë e vështirë. Nuk e  meritojnë shqiptarët 30 vite tranzicion, që të qëndrojnë në kushte të tilla. Padyshim që Shqipëria e vitit 2020 është më e  mirë se Shqipëria e vitit ’90. Por njerëzit nuk bëjnë krahasim me të shkuarën e tyre.

Por me atë që duan të marrin sot. Dhe ne vazxhdojnë eksportimin e krahun e punës, trurit e me radhë.

Vendimmarrja e opozitës është një nga situata më të vështira për tu përballur. Kemi një Shqipëri që ka humbur idealizimin e vet. Kjo mungesë realizimi me çfarë shoqërohet. Me dyshimin që kushdo që është në politikë është i korruptuar. Ne sot si opozitë kemi nevojë të krijojmë formula që e transformojnë opozitën.

Unë mendoj që për të pasur një situata parazgjedhore presioni i parë është nga ndërkombëtarët, është moshapja e negociatave. Presioni i parë nga 9 pikat e Bundestagut është ndëshkim si rrallëherë.

Raporti i ODHIR-it mbështeti kauzën e opozitës. Pra presioni nga pikëpamja ndërkombëtare është një arritje. Nga ana tjetër arsyet janë të gjithanshme. Por nuk kemi fare të bëjmë me një cipë të pushtetit.

Kemi të bëjmë me një klloun, me një palaço, me një xhongler që bën batuta, që shkon për tërmetin te njerëzit dhe nuk ka etikë në të folur. Sigurisht që do shtysë që të shkosh në një situatë parazgjedhore. Aksioni politik nuk duhet të mungojë. Opozita e ka ingridentin e vete dhe duhet ta shtyjë me tej.’-tha Duma.