Drejtuesja politike e PD-së për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël të Kavajës. Duma shprehet se në Kavajë dëgjoi problematikat e tyre, në këtë situatë krize të thellë nga keqqeverisja e Edi Ramës që e ka lënë vendin në vendnumëro. Përfaqësuesit e biznesit i thanë Dumës se problemet janë të shumta, duke filluar nga taksat e larta e deri tek rënia e konsumit, ndërkohë që mungon vëmendja e pushtetit vendor për ti mbështetur. “Kemi litarin në fyt”, – i thanë Dumës përfaqësuesit e biznesit të cilët thonë se janë në limitet e mbijetesës, për pasojë janë duke rrezikuar falimentimin duke lënë qindra familje pa bukën e gojës. Drejtuesja politike e PD, i tha përfaqësuesve të biznesit se PD dhe Basha, me planin e tyre qeverisës kanë në plan të parë shpëtimin e biznesit dhe frenimin e krizës së ekonomisë. Për këtë, tha Duma, qeveria e pas 25 prillit ka detajuar një program të qartë me të cilin fiton ekonomia, biznesi, qytetarët, fiton Shqipëria.

Drejtuesja politike e PD-së për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël të Kavajës.

Duma shprehet se në Kavajë dëgjoi problematikat e tyre, në këtë situatë krize të thellë nga keqqeverisja e Edi Ramës që e ka lënë vendin në vendnumëro.

Përfaqësuesit e biznesit i thanë Dumës se problemet janë të shumta, duke filluar nga taksat e larta e deri tek rënia e konsumit, ndërkohë që mungon vëmendja e pushtetit vendor për ti mbështetur.

“Kemi litarin në fyt”, – i thanë Dumës përfaqësuesit e biznesit të cilët thonë se janë në limitet e mbijetesës, për pasojë janë duke rrezikuar falimentimin duke lënë qindra familje pa bukën e gojës.

Drejtuesja politike e PD, i tha përfaqësuesve të biznesit se PD dhe Basha, me planin e tyre qeverisës kanë në plan të parë shpëtimin e biznesit dhe frenimin e krizës së ekonomisë.

Për këtë, tha Duma, qeveria e pas 25 prillit ka detajuar një program të qartë me të cilin fiton ekonomia, biznesi, qytetarët, fiton Shqipëria.