Gjykataa në Elbasan vendos burg pa afat për autorin e përplasjes së efektivit

Burg pa afat për 28 vjeçarin që i bēri “zbor” policisë dhe që aksidentoi një efektiv të Repartit Shqipoja”

Prokurori Ritvan Sukaj ka kërkuar caktimin e masës ,arrest me burg pa afat .Të njënjtën masë ka lënë në fuqi edhe gjykatësi Tomorr Kullolli.Ndaj 28 vjeçarit Aldorin Shehu janë ngritur disa akuza,vrasje e mbetur në tentativë e punonjësit të policisë ,mosbindje ndaj urdhërit të policisë,shkelje e rregullave të qarkullimit dhe përfshirje në aksident me pasojë plagosjen e disa shtetasve,

Kështu u konfirmua në mbyllje të seancës se vlerësimit të arrestit dhe caktimit të masës se sigurisë pēr shtetasin Aldorin Shehu i cili në datë 04.02.2020, rreth orës 09:00 të kësaj dite ndërsa qarkullonte me automjetin tip Pasat i zi me targa Greke IEH 3922, i cili pasi nuk u kishte ndaluar shërbimeve të policisë Korçë dhe Pogradec duke u larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.Ky shtetas sapo ka parë policinë në hyrje të Librazhdit ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë sipas procedurës për pikë kontrolli dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit.Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet policisë në Elbasan.

Focat Shqiponja , ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, në Unazēn Jugore kishin ngritur një pikë kontrolli duke kontrolluar rrugën,por
Shehu ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera.
Si pasojë mberi plagosur një punonjës policie dhe 4 shtetas .

Drejtuesi i mjetit shtetasi Aldorin Shehu 27 vjec , banues në Gjirokastër u arrestua në flagrancë.
Ky drejtues mjeti edhe në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit të punonëjsit të policisë për të ndaluar.