Gjykata e Tiranës ka vendosur masat edhe për 35 të arrestuar

Ditën e djeshme, Gjykata e Tiranës ka vendosur masat edhe për 35 të arrestuar të tjerë përgjatë protestave.

Për 24 prej tyre është caktuar masa “detyrim paraqitje”. 10 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie” dhe vetëm një prej tyre është lënë në burg për 15 ditë, kohë kur prokuroria të sjell prova të tjera që të bind gjykatën.

Të dielën gjykata e Tiranës la në burg 3 persona, për 5 të tjerë vendosi arrest në shtëpi ndërsa për 9 shtetas u vendos detyrim paraqitje. Protesta e gjashtë që u zhvillua dje në “Sheshin Skënderbej” në kryeqytet u mbyll paqësisht.