Media botërore, politika dhe mbarë opinioni i kanë ktheyr sytë nga Libani pasditen e sotme. Një shpërthim i madh pranë qendrës së Beirut vrau të paktën 10 njerëz dhe dërgoi valë shoku në të gjithë kryeqytetin libanez, duke copëtuar xhamat në shtëpitë e njerëzve dhe duke shkaktuar prishjen e ballkoneve të apartamenteve, thanë dëshmitarët dhe burimet e sigurisë për mediat.

Shpërthimi ndodhi në zonën e portit të qytetit, ku kishte depo që strehonin eksplozivë, thanë agjensia shtetërore e lajmeve NNA dhe dy burime të sigurisë. Një burim i tretë i sigurisë tha se kishte kimikate të ruajtura në zonë.

Pamjet e shpërthimit të shpërndara nga banorët në mediat sociale treguan një kolonë tymi që ngrihej nga rrethi i portit, i ndjekur nga një shpërthim i jashtëzakonshëm. Qytetarët që filmojnë atë që fillimisht u dukën ishin një flakë e madhe, ku hidhej mbrapa nga tronditja. Të paktën 10 trupa u dërguan në spitale, tha një burim sigurie dhe një burim mjekësor për Reuters.