Në një kohë të zakonshme pika turistike e Gjinarit do të kishte pritur turistët e parë, të cilët për ti shpëtuar smogut dhe temperaturave të larta do të kishin gjetur strehë këtu nën hijën e pishave shekullore. Por sot , si kurrë më parë Gjinari është i shkretë. Të vetmit që sheh të lëvizin në fshat janë banorët të cilët kurrë se kanë parë Gjinarin si këto ditë. Ndonëse Elbasani është bashki e gjelbër dhe qeveria vendosi hapjen e lokaleve dhe restoranteve këto të fundit i sheh bosh. Sipas pronarëve kjo është një situatë e vështirë ekonomike për ta.

Ndërsa banorët të cilët e shohin të lidhur ekonominë familjare me zhvillimin e turizmit vec pandemisë bëjnë përgjegjës edhe mungesën e investimeve në infrastrukturë. Qendra dhe rruga nuk kanë njohur asnjë investim ndër vite.

Bardhësia e dëborës në Dimër të vret sytë, ndërsa në verë ajri i freskët dhe gjelbërimi janë një oaz i papërshkueshëm. Gjinari është shembulli se si turizmi u godit rëndë nga armiku COVID-19. Atë që nuk e ka bërë as lufta e shkaktoi koronavirusi duke e kthyer në të pavizitueshëm fshatin turistik.

Media Line News!