Gjigandi i smartphonëve pritet të lançojë së shpejti telefonin e palosshëm

Samsung mund të lançojë së shpejti një Galaxy Fold. Të gjithë duan të blejnë një Samsung Galaxy Fold, por çmimi prej 1,822 euro është shumë i lartë, prandaj Samsung ka një alternativë tjetër për ata që e duan një telefon të palosshëm.

SamMobile raporton se Samsung do të lançojë një edicion special të Galaxy Edition gjatë muajit korrik, me një çmim prej 1,000 euro.

Kjo bazohet në lajmet se një Samsung Galaxy Fold Lite është në rrugë e sipër, dhe mbase mund të jetë e njëjta pajisje.

Sipas raportit, Fold më i lirë do të duket si origjinali Galaxy Fold, por do të ketë komponentët e vitit të kaluar, duke i lejuar Samsungut ta ofrojë atë me një çmim shumë më të lirë.

Kompromiset mund të përfshijnë një ekran më të vogël, sistem 4G dhe jo 5G, derisa nuk do të ketë hapësirë më të madhe për memorie se sa 256 GB. Megjithatë, në brendësi do ta ketë procesorin e ri Snaprdragon 865 nga Qualcomm.

Vetëm se nuk janë të gjitha ashtu siç duken, sepse ky smartfon i palosshëm do të arrijë në vetëm 55 mijë njësi, ndërsa nuk dihet se ku do të shpërndahen.

Sa për pasardhësin e Foldit origjinal, Galaxy Fold 2 do duhej të dilte në treg gjatë muajit gusht, së bashku me Galaxy Note 20, ndërsa nuk duhet të kushtojë aq shumë, por te jetë shumë më praktik dhe i mirë.