Gjesti i vecante i gazetarit ne Elbasan/ Leron shtepine per tre familje nga Durresi

0

Solidariteti i treguar karshi familjeve te prekura nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë këto ditë ka qënë i jashtëzakonshëm. Pas tragjedisë problemi tjetër madhor për familjet e prekura ishte strehimi i tyre. Duke lënë pas cdo gjë kishin iu drejtuan qyteteve më të sigurta,përfshirë edhe Elbasanit. Mes personave që vuri në dispozicion shtëpinë ishte edhe gazetari Dashamir Qemali nga Elbasani. Ai thotw se teksa pa 8 anwtarwt tw deshpwruar nw hyrje tw Elbasanit pa njw strehw menjwherw veproi instiktivisht.

Falenderuese u shpreh anëtarja e njërës nga tre familjet, për bujarinë e treguar nga gazetari në Elbasan. Ndonëse po kalojnë një situatë të vështirë nëna e dy fëmijëve të vegjël thotë se nuk do ta harrojë kurrë momentin kur ai iu afrua , ndërsa gjendeshin në mes të katër rrugëve dhe vuri në dispozicion të gjithë shtëpinë.

Vec familjeve akt solidariteti ka treguar edhe biznesi , kryesisht hoteleria duke vënë në dispozicion hotelet për strehim. Një numër i lartë hotelesh kanë hapur dyert në zonën e Llixhave, por edhe në hyrje dhe dalje të Elbasanit.