Gjendje surreale me ekipin e Romës, në pritje të OK për tu nisur drejt Spanjës

 

Gjendje surreale në Itali, që po prek edhe botën e futbollit. Prej disa ditësh Roma është e paqartë nëse do të marri OK për t`u nisur drejt Spanjës.

Më herët u fol që ekipi italian mund të humbiste ndeshjen në tavolinë për arsye se fluturimet Itali- Spanjë ishin të mbyllura. Edhe pse ishte paradoksale, UEFA filloi negociatat me Spanjën për mundësinë e mbërritjes së ekipit italian në Spanjë.

Deri më tani pritet që Roma të niset me një charter privat rreth orës 15:30 të ditës sotme. Por, lojtarët pasi kanë mbaruar stërvitjen e paradites sotme janë në pritje të marrjes së përgjigjes zyrtare nga UEFA.