Pasditen e sotme, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, burime bëjnë me dije se është gjetur i pajetë shtetasi Ylli Luçaj, 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili sipas bluve punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Pòlicisë Himarë ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të ármës së zjárrit.

“Shërbimet e pòlicisë po krehin zonën si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor i përbërë nga specialistë të Hetimit të Krímit në Komisariatin e Pòlicisë Himarë dhe specialistë të Krímeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Pòlicisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton pòlicia.