Një 37-vjeçar me iniciale A.B., është gjetur i mbytur rreth orës 19:40 të mbrëmjes së sotme, në sektorin Rinia në plazhin e Durrësit.

Sipas policisë, pas nxjerrjes së trupit në breg nuk janë konstatuar shenja dhune.

Tashmë grupi hetimor po punon për të zbardhur identitetin e plot të tij dhe për të mësuar shkaqet e ngjarjes.

“Më datë 02.06.2020, rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia”, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor “Rinia”.

Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes”, njofton policia.