Gjanica lumi me ngjyrën e çuditshme dhe denoncimet që kanë rënë në vesh të shurdhër

Edhe pse niveli i ndotjes në lumin Gjanicë është më i larti në Shqipëri, denoncimet e vazhdueshme të qytetarëve kanë rënë në vesh të shurdhër.

Të shqetësuar banorët e kësaj zone paraqesin probleme që lidhen  me frymemarrjen. Edhe pse ankesat kanë qënë të shumta në institucione, media apo protesta ky problem vijon të mbetet prezent.

Fati i Gjanicës duket se u vulos në vitet e fundit të shekullit të kaluar. Nën pretekstin e nxitjes së investimeve private dhe rritjes së punësimit ish-qeveritë e kohës e mbyllën njërin sy dhe lejuan një bum ndërtimesh sidomos në njërën anë të Gjanicës, në anën e cila shihte nga rruga kryesore e qytetit. Ajo u zaptua me kalimin e kohës duke ndërtuar dyqane, shtëpi, pallate e madje edhe hotele luksoze.

Në të gjithë gjatësin e tij lumi është kthyer në një ngjyrë të zezë. Rafineritë e naftës në mënyrë të vazhdueshme një pjesë të mbetjeve hidrokarbure i hedhin në lumë që përveçse sjell ndotje, shkaktojnë edhe një erë të rëndë si pasojë e përbërësve kimikë dhe derivateve të naftës përpunuar.

Dhe sikur të mos mjaftonin mbetjet e hidrokarbureve, në këtë lumë derdhen mbeturinat urbane së bashku me mbetjet spitalore duke e kthyer Gjanicën, sipas firakëve në “lumin e vdekjes së qytetit”.

Ky lum ndryshon ngjyrë brenda 24 oreve dhe askush nuk përgjigjet për këtë. Ndotje me origjinë naftën dhe nënproduktet e saj dalin në siperfaqe në zonat e Marinzës, Zharrezës, Patosit e Uzinës së përpunimit të naftës ne Ballsh, duke u kthyer tashmë në shqetësim për jetesën nga viti ne vit .

Denoncimet e qytetarëve kanë detyruar Inspektoriatin e Mjedisit të bëjë analizat e mbetjeve hidrokarbure që derdhen në lumin Gjanica, rezultatet e të cilave kanë dalë me ndotje toksike shumë më të lartë sesa norma e lejuar. Zanafilla e ndotjes lidhet me uzinën e Ballshit. Edhe pse janë bere ankesa Kreu i Bashkisë së Ballshit Agron Kapllanaj shprehet se asnjë mase nuk është marrë, dhe se pushteti lokal nuk ka mundësi që të ndërhyjë.

Jo me larg se para 10 ditesh vetë kryeinspektori i mjedisit në Fier zotit Hadër Çako , në një prononcim për mediat është shprehur se janë 49 gjoba ndaj 6 kompanive më të mëdha të naftës të cilat kanë kryer derdhjen e naftës ne lumin Gjanica.

Gjendje alarmante shfaqet për bashkine Fier dhe Mallakastër ndërsa para pak ditesh në Zharrez, banorë të kësaj zone ranë në kontakt me gazin dhe patën probleme me frymemarrjen. Qani Rredhi, kreu i shoqatës ambientaliste Zharrëz shprehet se ndotja në këtë zonë nuk po merr fund edhe pse nuk kanë reshtur asnjëherë duke bërë publike denoncimet.