45-vjeçari Lulzim Cuku, pak ditë më parë goditi me thikë bashkëshorten e tij Manjolën Cuku, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 23:55 minuta të së shtunës në shtëpinë e tyre në Xhafzotaj të Durrësit. Sipas policisë Cuku e ka qëlluar 3 herë me thikë bashkëshorten e tij 33-vjeçare pas një sherri për motive të dobëta.

Emisioni Opinion, ka trajtuar këtë të martë pikërisht këtë ngjarje të rendë, por jo vetëm, sa i përket vrasjes së grave. Për ngjarjen gazetarja Glidona Daci ka dhënë disa detaje të reja.

Glidona Daci: Burri jetonte në Greqi për një kohë të gjatë, shkonte e vinte herë pas here. Por në fakt gjithçka nisur, të paktën sipas tij dhe asaj që ka thënë në polici shtesë. Ka ndodhur për shkak të thashethemeve që dëgjoja nga të afërm se gruaja më tradhtonte kur unë largohesha. Ajo fuste njerëz të tjerë në shtëpi kur unë nuk isha në shtëpi. Por, komshinjtë janë shprehur se çifti kishte një marrëdhënie të rregullt dhe nuk grindeshin dhe se ishin çift shembullor,shkonin shumë mirë bashkë dhe duheshin. kështu deklarojnë komshinjtë. Ndërsa mamaja e vajzës ka deklaruar se ai e kishte dhunuar dhe herë të tjera për shkak të xhelozisë së tepruar. Xhelozia vinte si shkak sepse Manjola ishte e bukur dhe e re. Në fakt ai ka ardhur nga Greqia herën e fundit pa e njoftuar për shkak të thashethemeve, dhe ka tentuar mos gjej ndonjë gjë apo ta kap në flagrancë, por në fakt ka rezultuar krejt e kundërta. Por, në fakt komshinjtë shprehen se Manjola kujdesej për fëmijët i çonte në shkollë, i merrte nga shkolla dhe nuk ishte nga këto vajzat e lëvizshme.

Skena e krimit ka ndodhur në prani të 3 fëmijëve të mitur të çiftit Cuku. Menjëherë pas kryerjes së krimit Lulzim Cuku është larguar nga banesa, por është vetëdorëzuar në polici pas disa orësh në Komisariatin e Policisë së Burrelit.