Kur ti mendon se ke parë më të keqen, dikush të kujton se ka edhe me keq

Mund të ketë këndvështrime apo qëndrime të ndryshme lidhur me mënyrën e të protestuarit. Ka pacifistë që mendojnë se reagimet duhet të jenë vetëm të qeta. Ka të tjerë që mendojnë se qytetarët kanë të drejtë edhe të rrebelohen. Ka nga ata që dalin në rrugë, sikurse ka nga ata që janë kundër rrugës, por e bëjnë “revoltën” me votë dhe reagime në rrjet. Kjo është e mira e një shoqërie të lirë. Dhe gjithkush duhet ta respektojë mendimin dhe qëndrimin e tjetrit.
Por ka një sharlatan, që bën thirrje që këtyre të rinjve apo edhe burrave e grave, ”tu thyhen brinjët, policia ti tërheqë zvarrë e ti nxjerrë nga qyteti”.
Nga cili qytet Spartak? Nga ai, që kur kandidove ti për kryetar bashkie e quaje thjeshtë një fjetore të madhe, pasi vetëm qytet nuk quhej?
Skam pikën e dyshimit që askush s’e merr seriozisht këtë, që është bërë komedi me parashikimin për “ndërhyrjen së shpejti të amerikaneve për të arrestuar kastën e korruptuar të politikës”. Por ideja që të tilla artikulime bëhen në një ekran televizoni, bëhen nga një njeri që ka patur poste të rëndësishme politike dhe administrative, dhe mbi të gjitha nga një njeri që ka bërë burg nën diktaturë, të lë një shije të keqe. Sikundër të bën të kuptsh edhe me qartë se me çfarë malli është mbushur politika shqiptare.

Nga: Mentor Kikia