Furgoni perplaset me nje mjet tjeter ne Peqin/ Plagosen tre persona,mes tyre dhe nje femije

0
lajmi, lajmi i fundit, breakingnews, medialine.al

Një aksident automobilistik u regjistrua pak minuta me pare ne aksin Elbasan- Peqin. Mesohet se nje mjet tip “Skoda” eshte perplasur me nje furgon. Per pasoje kane mbetur te plagosur tre persona,mes tyre dhe nje femje 6 vjec. Te aksidentuarit jane derguar me urgjence
në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Elbasan/ Informacion paraprak

Nē aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim , mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç, banues në Fier, është përplasur me mjetin fugon tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.K..

Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit fugon dhe dy pasagjerët shtetasit L.S., 28 vjeç, dhe F.H., rreth 6 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.