Frymëzim i pazakontë i stilistit njohur duke realizuar koleksionin me fustane-tortë

 

Dizajneri Jeremy Scott duket se kishte në mendje Parisin. Çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve qenë fustanet-tortë, që imitonin kremin dhe trëndafilat tipike të tortave. Aksesorët gjithashtu përputheshin me motivet e tortës, pasi patën formë ëmbëlsirash.

Gjithë sfilata, duke filluar nga modelet e flokëve e deri te fustanet, patën një frymëzim: Marie Antoinette. Marie Antoinette, mbretëresha e fundit e Francës para Revolucionit Francez, gruaja e mbretit Louis XVI, mbahet mend në histori ndër të tjera edhe për frazën e famshme “Le të hanë tortë”.

Mendohet se gjatë Revolucionit Francez, teksa i thanë se njerëzit po vdisnin urie dhe nuk kishin bukë, mendohet se Marie Antoinette tha “Le të hanë tortë”. Në fakt ky është përkthimi më i përhapur, pasi në frëngjisht fraza origjinale është “le të hanë briosh” (qu’ils mangent de la brioche).

Asokohe, brioshi konsiderohej një gatim luksi.Kjo fjali u konsiderua nga fshatarët dhe njerëzit e varfër si diçka e pashpirtë nga ana e saj. Megjithatëse fraza i atribuohet zakonisht mbretëreshës Marie Antoinette, nuk ka të dhëna të besueshme që e tha ajo.