Tërmeti i kësaj të marte ka shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilët kanë braktisur banesat dhe kanë dalë në rrugë.

Qytetarët kanë mbushur rrugët në Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile deri tani nuk raportohen dëme.

Lëkundjet e sotme janë të një magnitude 5.5 të shkallës rihter.

Tërmeti është ndjerë në Tiranë,  Fushë Krujë, Elbasan, Tapizë, Lezhë, Mirditë, Durrës, Mat, Fier, Gjirokastër, Vlorë, Shengjin

Edhe në Tetovë, Strugë të Maqedonisë së Veriut, Mal të Zi e Prishtine janë ndjerë lëkundjet.