Shumë ka folur Rilindja për projektin e saj në Belsh. Për transformimin e qytetit, ndonëse duket se këto punime kanë vite që kanë nisur dhe nuk dihet kur do të përfundojnë. Ajo që duhet të shqetësoj cdo qytetar, vecanërisht prindërit kur shkojnë me fëmijët e tyre në Belsh janë zgjatimet të ndërtuara me dru të futura thellë në liqen, pa asnjë mjet mbrojtës . Thellësia e liqenit është e dukshme dhe pakujdesia më e vogël gjatë shëtitjes dhe lojës i rrezikon mjaft te vegjlit. Në shumë raste ata përdorin edhe bicikletën në këto zgjatime pa mbrojtëse, të cilat në fakt janë disa të tilla. Largimi për një moment nga vështrimi dhe duart e prindërve do të ishte fatale për fëmijët, ndaj kur të vizitoni Belshin e liqeneve që bukuritë ia ka falur natyra prindërit duhet ti bëjnë sytë katër. Kujtojmë se dje në Berat një fëmijë vetëm katër vjec humbi jetën pais ra në kontakt me rrymën elektrike në park, neglizhence e pushtetit lokal atje. Ndersa sot një tjetër fëmijë humbi jetën në Prrenjas pasi ra në një grop. Ende nuk dihen rrethanat vec faktit se gropa nuk ishte më e thellë sesa 1 meter. Epra raste të tilla duhen shmangur vetëm duke marrë masa parandaluese. Por kur këta fëmijë vriten nga shteti dhimbja dhe nota e protestës është më e madhe. Ndaj ndalesa në Belsh kërkon kujdes të vecantë nga prindërit deri sa bashkia të kujtohet të vendosë mbrojtëse për të mbrojtur jetën e qytetarëve të saj.


Mmedia Line News!