Stina e dimrit zakonisht shoqërohet me viroza gripale si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit.Në pediatrinë e Elbasanit në 24 orë paraqiten rreth 100 fëmijë që kërkojnë ndihmë mjeksore ndërsa gjatë fundjavës situata është më e ngarkuar,kjo për shkak se qëndrat shëndetsore nëpër lagje janë të mbyllura. Simtomat janë nga më të ndryshme si ato me temperaturë, dhimbje barku, apo dhe te vjella. Sipas mjekes pediatre, Irena Palloshi zakonisht janë fëmijët e grupmoshave 5 deri 10 vjec ata më të prekurit.

Përsa i përket situatës së meningitit situata në Elbasan paraqitet e qetë pasi deri në këto momente nuk ka raste i të identifikuara nga bluzat e bardha.

Mjekët bëjnë thirje të gjith prindërve që në momentin e parë që vërejnë simtomat e gripit të paraqiten pranë mjekut të familjes për kontrollin e tyre.
Virozat gripale gjatë periudhës së dimrit janë mjaftë të përhapur sidomos tek fëmijët që kanë një organizëm mjaft të dobët, por edhe tek mosha e tretë. Për këtë arsye bluzat e bardha e vënë theksin te vaksinimi.

Media Line News!