Prej disa ditësh Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021. Teksa foli për largimet para zgjedhjeve në qeveri, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se PS ka më shumë se një vit që po riorganizon figurat e saj.

Ka patur një ngërç për shkak të pandemisë. Janë 200 anëtarë që duhet të ulen dhe të dëgjojnë. Ne mendojmë se do ishte më mirë që të bëhej. Janë më shumë procedura formale. Kemi më shumë se një vit që po riorganizojmë figurat“, tha Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin gjatë një interviste për “Report Tv”.

Në lidhje me zgjedhjet, Spiropali deklaroi se kryeministri Edi Rama e meriton edhe një mandat të tretë, pasi sipas saj, opozita nuk është e aftë të drejtojë as qeverisjen lokale.

“Partia Socialiste meriton një mandat të tretë. Edi Rama meriton të jetë kryeministër edhe një herë tjetër. Opozita nuk di të punojë qoftë në nivelin lokal. Kemi dhënë provat si në bashkinë Kamëz, që qytetet kanë rilindur sërish. Në qeverisjen lokale ata bashkitë nuk i ndërtojnë, por i pushtojnë. Bashkitë përdoreshin si mish për top në fushatën e ç’thurur elektorale” tha ndër të tjera