Flet Rama/ Nuk është e mirë që ambasadorët të hyjnë nga një derë në tjetrën

Kryeministri Edi Rama preferon të heshtë lidhur me negociatat që ende vijojnë për arritjen e miratimit të reformës zgjedhore duke e shtyrë për disa orë, por nuk e fsheh që e bezdis fakti që marrëveshja nuk po arrihet mes palëve por edhe pse jetojmë në vitin 2020, sërish duhet ndërhyrja e ambasadorëve që hyjnë e dalin nga një seli në tjetrën.

Rama la të hapur dhe mundësinë e një takimi me kundërshtarin politik por për opinionin e tij duhet të presim të paktën edhe disa orë ose 24 orë të plota.

Komentet kryeministri Edi Rama i bëri mesditën e sotme në konferencën për median në strukturën e re spitalore për përballimin e situates së Covid19

Edi Rama: “Ka një sugjerim të kthyer në kërkesë, që nga bundestagu është përfshirë në dokumentin e këshillit për një reformë zgjedhore mbi bazën e rekomandimeve të OSBE/ ODIHR. Kjo është korniza. Mbi bazën e saj gjithçka ne jemi të hapur për çdo gjë por duke qenë se në këtë process për të ndihmuar janë përfshirë partnerët miq të Shqipërisë nuk dua të bëj komente para se të flasin dëshmitarët. 

Sigurisht kam këndvështrimin e plotë të ngjarjeve por na duhet të bëjmë sa më pak polemika e lagu se lagu dhe të nxjerrim produktin më të mirë. Besojmë se produkti është aty i plotëson të gjitha kushtet. Në një process zgjedhor të gjitha palët pretendojnë gjithcka. Ka palë që besojnë se me ligjin e reformës fitohen zgjedhjet por kjo nuk është e vërtetë. Është thjesht cështje respektimi dhe garantimi standardesh.

 Ne kemi bërë detyrën tonë por nuk duam të meremi me fjalë. E thashë ka dëshmitarë. Më vjen keq që në 2020 duhet të ketë akoma ambasadorë që hyjnë e dalin nëpër seli parti për të bërë marrëveshje apo diskutim në një interes të përbashkët . Do të duhej prej kohësh ta kishim bërë vetë këtë, por meqë palët e tjera kanë nevojë për këtë element, edhe për të pasur garanci nuk ka problem.

Unë i jam mirënjohës miqve që janë përpjekur të ndihmojnë të bëjnë më të mirën për të lehtësuar procesin e komunikimit por unë s’kam koment pasi mendoj se ka akoma të tjerë që duhet të flasin.”

A do të ketë takim Rama-Basha?

Edi Rama: Ne kemi mbaruar punën tonë, besojmë që produkti është aty. Nuk ka ardhur radha për të komentuar unë përderisa të tjerë janë përfshirë në këtë proces. Do më falni një shtyrje 24 orë për të folur. Sa i takon takimit në Shqipërinë e vitit 2020, nuk është e hijshme për ne që për çështje të brendshme që lidhen me vendosjen e rregullave të lojës si reforma zgjedhore, ku palët janë dy skuadra a më shumë që do të zhvillojnë një finale, ulen e bien dakord , të bëhet me ambasadorë që hyjnë e dalin nëpër dyer selishë. Megjithatë është për të thënë faleminderit se përderisa ka palë që nuk e bëjnë hapin vetë, duhet ndihmë.”

Sa nje dere ne tjetren- Ndërkohë ambasadorët vijojnë negociatat për reformën zgjedhore. Një ditë pas takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, (dje) ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe zhvilluan sot një takim me anëtarët e Këshillit Politik në tentativë për të gjetur një zgjidhje.

Burime për Ora News brenda takimit bëjnë me dije se ende nuk ka një marrëveshje mes palëve dhe vijojnë negociatat për gjetjen e zgjidhjes.

Palët mbeten ende të ndara te çështja e përbërjes së administratës zgjedhore. Pas takimit me ambasadorët, Këshilli Politik është më optimist për gjetjen e zgjidhjeve.Opozita ka kërkuar mbledhje të Këshillit në orën 17:00.