Flet gazetarja që u zhvesh para kryeministrisë

Gazetarja shqiptare, Griselda Katirai mori vëmendje të madhe pasi u zhvesh para kryeministrisë duke raportuar për një emision televiziv.

Nuk hezitoi të dilte me rroba banjo dhe një pelerinë sipër duke thyer të gjitha tabutë. Griselda ka zbuluar reagimin e familjarëve dhe të nënës së saj pasi u shfaq para ekranit me bikini.

Në një intervistë për “Why Not”, Griselda tha: “Nga familjarët nuk kisha asnjë telefonatë që të thoshin sa bukur, ose pse, asnjë lloj komenti. Pasi kishin kaluar 24 orë, unë telefonoj mamin për diçka dhe më thotë “më pëlqeve shumë zemra ime, i pashë të gjitha portalet që kishin shkruajtur, vetëm të lutem mos u përfshi me politikën”.
Sa i përket reagimit të kolegëve, ka marrë komente nga më të ndryshmet, por sportivitet dhe me shumë humor.