Fier: Rezulton pozitiv me Covid-19 një farmacist

Rezulton pozitiv me Covid-19 një farmacist në lagjen “Liri Gero” në Fier. Atij i është marrë tamponi një ditë me parë.

Ai ka shfaqur fillimisht simptoma si temperature, dhimbje trupore, dhimbje koke etj. Mësohet se ai është një nga kontaktet i 3 anëtaret e familjes që rezultuan pozitivë dy ditë më parë.

Ditën e djeshme janë dërguar 20 mostra në ISHP dhe vetëm një ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë që vazhdon puna për gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik të personave të kontaktit.