Ndryshon emri i këngës fituese të Arilena Aras në festivalin e RTSH-së

Këngëtarja Arilena Ara u shpall fituese e Festivalit të Këngës për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. “Fall From The Sky” është kënga e cila do të ngjitet në skenë në gjysmën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në Rotterdam.

Vetëm pak minuta më parë është lançuar në faqen zyrtare të “Eurovizion” kënga e përfunduar me tekst në gjuhën angleze.

Me siguri edhe ky version do të marrë po aq komente pozitive sa ai në shqip, sepse tingëllon mjaft bukur.