Është arritur marrëveshja, kampionati rinis në 3 Qershor

Është arritur marrëveshja, kampionati rinis në 3 Qershor. Pas dakortësimit mes FSHF dhe Ministrisë së Shëndetësisë për rifillimin e seancave stërvitore individuale në datën 18 Maj.

Sot është zhvilluar një mbledhje në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit mes presidentëve të Klubeve të Kategorisë Superiore dhe Federatës ku është vendosur rifillimi i kampionatit në datën 3 Qershor.

Deri në mbyllje të sezonit futbollistik kanë mbetur edhe 10 ndeshje për tu luajtur pa harruar dhe Kupën e Shqipërisë.