Erion Braçe

Erion Braçe e ka cilësuar lëvizje politike të Armand Dukës e Koço Kokëdhimës bojkotin e futbollit shqiptar. Sipas zëvendëskryeministrit, presidentët kërkonin favore fiskale për veten e nuk mendonin për të mirën e futbollit, siç shpjegoi në “Procesi Sportiv”.

“Ata kanë heshtje shtypi, presidentët që kërkojnë diçka kanë vendosur edhe heshtjen e shtypit. Çfarë të them unë për këta? Çfarë të them për presidentin e FSHF që hgesht, për presidentin e Ligës, se ka edhe Ligë, ekipet kanë bërë edhe Ligën që kanë vendosur heshtje shtypi. Mendoj se ka vend për përmirësim, por me kë të flasësh? Me murin? Është krijuar mur heshtje nga njerëz që duan të imponojnë me dhunë favore fiskale për veten e tyre.

Mua më vjen keq që gjatë ditës së djeshme dëgjova në seri një deklaratë që jam i bindur për përmbajten e të cilës pjesa më e madhe nuk ishin në dijeni. Më erdhi shumë keq që dëgjova kapitenin e Partizanit që qeveria e kryeministri të mbajë premtimet, doja të pyesja të gjithë ata që u keqpërdorën në mënyrën më të keqe të mundshme. Kush e ka premtuar dhe kush ua ka premtuar që 10 vite nuk do paguani tatimet për të ardhurat? Kush u ka premtuar që tatami do të vëhet 6%, A e dinë këta që tatimi për vlerën e shtuar është bërë, është në fuqi, janë në fuqi, është në Kuvend, për t’u miratuar, është 6% për investimet ne sport. Më vjen keq e gjithë ajo skena e djeshme, që reflektonte keqpërdorim të thellë politik, në një komunikim të njëanshëm mes atyre në fushë e personave që heshtin. Nuk është politike, me politikën e ka lidhur Presidenti i FSHF; Komiteti Ekzekutiv i cili ka brenda përfaqësues e sekretar të partive, natyrisht edhe Liga e cili ka kryetarin në parti politike. Këta e kanë bërë politike. Sporti është i të gjithëve, i të majtëve e të djathtëve. UEFA e FIFA e ndajnë sportin nga politika. Përveçse te Kokëdhima e Duka që janë përfaqësues tipik të partive politike që drejtojnë.

Deklarata e lexuar është një deklaratë e zyrave të FSHF e cila nuk duhet të ketë punë fare dhe të jetë e pavarur nga Liga e futbollit. Por kur Federata i merr të gjitha të ardhurat Ligës së futbollit, kjo thotë që dalin futbollistët e keqpërdorur në padije e lexojnë gënjeshtra në fushat e futbollit, lexojnë deklarata të krijuara nga FSHF”, tha Braçe.

“Kam kërkuar kontroll të financave, kam kërkuar me disa shkresa kontrollin fiskal të FSHF për tatimet mbi të ardhurat, rrogat e shpenzimet, kam kërkuar transparencë për trajnerët e ekipeve kombëtare. Ka dalë presidenti i Federatës e më ka akuzuar mua, qeverinë, maxhorancën. Në krahun tjetër kam kërkuar kontroll fiskal mbi llogaritë e të gjitha klubeve dhe atyre që financoheshin 100% nga bashkitë, edhe atyre që kanë qenë në pronësi të Bashkive me donatorë. Dhe fill pas kësaj kërkese kam qenë unë që kam thërritur Ministrin e Financave në interpelancë pikësisht për ligjshmërinë fiskale të FSHF dhe klubeve.

Ne nuk jemi FSHF që nxjerr nga komplekset që administron shkolla futbolli, nuk mud të vendosim pera të shtrenjta si bën ajo. I kemi vënë në dispozicon FSHF kompleksin ku ka ndërtuar zyrat më të shtrenjta në Ballkan një kompleks me vlerë 60 milionë euro me vlerë tregu.

Partizani në bojkot? Nuk arrij ta kuptoj, kam dëgjuar vazhdimisht edhe drejtorin dhe e kam dëgjuar në studio. Partizani është i pari që paguan tatime mbi të ardhurat, i pari që paguan tatime e sigurime, tatime mbi vlerën e shtuar, i paguan në mënyrë korrekte. Ndërsa ekipi kampion paguan 3 herë më pak se Partizani, kurse drejtori është në heshtje shtypi e kërkon falje të gjobave me borxhe: më thoni j, mua se si mundet që një klub që paguan rregullisht taksat, paguan tre herë më shumë se kampionë, të pranojë që të gjithë të tjerëve t’u falen detyrimet. A është e drejtë kjo, a ka fair play në futboll? Këto nga paratë e qeverisë po bëjnë stadium, kurse Partizani me paratë e veta po bën kompleksin. Çfarë mund t’i them unë drejtorit të Partizanit?, ishte kritika e Braçes.