Fillon numërimi mbrapsh: Kurti ka 15 ditë kohë për krijimin e qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës finalizojnë sot marrëveshjen për koalicionin e bashkëqeverisjes. Njoftimi erdhi nga kreu I LDK-së, Isa Mustafa, i cili konfirmoi se gjatë ditës do të zhvillojë dhe një takim me Albin Kurtin.

“Jemi duke bërë përpjekje për një marrëveshje përfundimtare, takimi do të ndodhë sot, por orën ende nuk e kemi caktuar. Por besojmë se sot do të arrihet marrëveshja”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Kurti i Vetëvendosjes ka afat dhe një javë tjetër për të formuar qeverinë e re të Kosovës, në bazë të dekretit të presidentit Hashim Thaçi. Pas finalizimit të marrëveshjes me LDK-në, ai do të negociojë me deputetët e pakicave jo serbe të Kosovës për t’i përfshirë në koalicionin qeverisës.

Ndërsa për ministrin e ekzekutivit të tij nga pakica serbe, Kurti ka konfirmuar shpeshherë se nuk do të jetë nga Lista Serbe.