Elton Ilirjani sulmon “Zogun” nga New York-u: O hale na more fytyrën, lodhu unë për imazh të mirë

0

“Kur Zogu Hales të merr fytyrën lodhu unë për imazh të mirë … tmerr”. Ky është komenti që ka bërë biznesmeni, Elton Ilirjani për gazetarin Hermes Nikaj i cili u arrestua ditën e sotme për shfrytëzim prostitucioni.

Ilirjani ka publikuar në rrjetet sociale një foto teksa shfaqet në Neë York me çantë në duar dhe i drejtohet Nikajt me togfjalëshin ‘Zogu i Hales’.

Hermes Nikaj i njohur edhe si “Zogu i Tiranës”, është shoqëruar nga Policia ditën e sotme. Pas një hetimi, Nikaj akuzohet se në një qëndër estetike në kryeqytet shfrytëzonte vajza për prostitucion.

Së bashku me Nikajn janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë. Nikaj ka qënë në rolin e menaxherit të cilët shrfytëzonin vajzat për prostitucion kundrejt pagesave të ndryshme ndërsa disa prej tyre i shfytëzonin si eskortë dhe në clubet e natës.

Ata akuzohen për shfrytëzimin e vajzave për prostitucion kundrejt vlerave 100-500 euro. “Zogu i Tironës”, përdorte qendrat estetike përveç shërbimeve që ofronin qendrat, klientëve u ofroheshin edhe marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me vajzat. Ndërkohë priten dhe shoqërime të tjera.

Hermes Nikaj është një personazh mjaft i njohur i ekranit. Ka punuar si gazetarë në emisione mëngjesi.