Eleni Foureira poston

Eleni Foureira po bëhet virale me hitin më të fundit.

Një pjesë e koreografisë po përshtatet me këngë nga më të ndryshme dhe duket se rrinë po aq bukur.

Moderatori Ermal Peçi ka shpërndarë një video të sajën, duke i edituar ‘Vallen e krushqve’.

Kaq mjaftoi që videon ta ripostonte në profilin e saj Eleni, e cila e ka shoqëruar me emoje buzëqeshje.

Duket se jo të gjithë kanë kuptuar energjinë pozitive të videos, sidomos fansat grek, pasi në Instagramin e Ermalit nisi ‘lufta virtuale’.

Moderatori ka postuar disa mesazhe të mbërritura nga të huaj që e konsiderojnë Elenin greke, madje një prej tyre i drejtohet Ermalit: ‘Çfarë është vallja e krushqve? Hiqe videon tani, Eleni është vajza jonë (shoqëron dhe me flamuj grek).

Ndërkohë moderatori përfundon duke thënë se është fatkeqësi që edhe muzika përçan ndjekësit.