Dezinfektohet pallati në Elbasan pasi çifti rezultoi pozitiv ndaj Koronavirusit

 

Dy raste të reja dyshohet se janë regjistruar me koronavirus në qytetin e Elbasanit.

Bëhet fjalë për dy djemtë e 62-vjeçarit, i cili u identifikua si pozitiv gjatë ditës së djeshme, dhe që jetonte në lagjen Emin Matraxhiu.Djemtë janë të moshës 22 dhe 25 vjeç.

Ata ndodhen në gjendje shumë të mirë dhe nuk kanë shfaqur deri më tani shenja të sëmundjes.

Familja ndodhet e vetëkarantinuar në banesën e tyre, ndërkohë që burri është dërguar te infektivi .