Ngjarja që shkaktoi dhe ekzekutimi i tij nga forcat RENEA, bëri bujë të madhe jo vetëm në qytet, por edhe në media. Lefter Zhidru ishte 71-vjeçari, ish-ushtarak, i cili përveçse futi veten e vet në “mesele”, ngatërroi dhe të shoqen me vajzën. Ish-bashkëshortja e 71-vjeçarit rrëfehet për herë të parë. Floresha Zhidru në studion e emisionin ‘Pa gjurmë’ rrëfen live detaje mbi ngjarjen e 24 shtatorit, ndërsa dëshmon për arsenalin e armëve të gjetura në banesë. E kontaktuar nga stafi i emisionit, ajo mbërriti në studio bashkë me vajzën 13-vjecare. Ajo zbulon shkakun e vërtetë pse kjo ngjarje përfundoi në tragjedi për familjen e tyre.

Bashkëshortja rrëfen:

Pershendetje Odeta! Une jam Floresha Zhidru, bashkeshortja e të ndjerit Lefter Zhidru. Dua të raportoj për sa janë dhënë në media, besoj se mediat i marrin informatat nga policia.Së pari, është thënë nga mediat se unë, bashkëshortja, e kam denoncuar për dhunë në familje. Kjo është gënjeshtër me bisht, për arsye se denoncimi ka qënë për një konflikt të çastit. Ai nuk ka perdorur asnjëherë dhunë ndaj meje dhe sidomos ndaj vajzës me të cilën ka patur marrëdhënie të ngushta dhe të shkëlqyera. Flitet nga media që unë kam qënë e ndarë nga bashkëshorti që prej një viti, ndërsa unë jam ndarë nga ai më 24.09.2020 kur ai u vra nga policia. Është raportuar se bashkëshorti im ka punuar në uzinen e Mjekësit. Gënjeshtër! Kjo uzinë ka dokumentacion shtetëror që ju mund ta verifikoni. Është thënë se bashkëshorti im ka patur lidhje me bandën kriminale të Lushnjës dhe të Elbasanit. Të verifikohet, por kjo është e pavërtetë. Thuhet se vajza ime ka kontaktuar me babain dhe i ka bërë lutje për dorëzim. Kjo është kerkuar nga ana ime por policia nuk pranoi që vajza të komunikonte me babain. Është raportuar se djali i Lefterit nga martesa e dytë ka komunikuar me babain për vetëdorëzim. Nuk është e vërtetë. Është folur në media që unë kam qënë në djeni për armën që kishte bashkëshorti im, por unë në fakt nuk dija asgjë në lidhje me armën. Shkaktarët e gjithë kësaj ngjarjeje janë banorët e pallatit, ku me njërin prej tyre jemi ne proces gjygjsor. Ai është Arjan Kalemaj. Kemi 6 vite në proces gjyqësor me të, ku çështja është zvarritur deri më sot. Nga të gjitha keto padrejtësi që iu bënë, Lefteri arriti të bëhej agresiv. Ky është shkaku qe kjo ngjarje perfundoi në tragjedi në familjen time. Në nuk kemi pasur kurrë dijeni se ka pasur armë, se di nga kanë Absolutisht nuk kemi ditur asgjë, im shoq ka pasur materialet e veta në një dhomë. Burri im ka qenë tepër i fryrë nga shteti se nuk lanë gjë pa i bërë dhe arriti deri këtu. Materialet e punës i sistemoi në një dhomë dhe nuk e dimë se çfarë kishte aty. Lefteri merrej me makinat bujqësore. Ne pastronim dhomën po gjithçka shihnim ishin hekura, gjëra të rënda, jo armë. Ishim mjete të rënda.

Ndërkohë ka rrëfyer për të atin e saj edhe vajza e tij. Ajo ka thënë se babai nuk e ka dhunuar as atë as të ëmën dhe të gjitha janë gënjeshtra. Gjithashtu 14-vjeçarja tha se ishte ajo që e thirri policinë ditën e ngjarjes. Së bashku me të ëmën, ajo thotë se dolën nga banesa për ta lënë Lefterin që të qetësohet.

Ajo tha:

Unë kam qenë shumë e lidhur me babin. Nuk kishte cfarë na ndante. Nuk më bërtiste dhe nuk më qortonte. Atë ditë dhe me mua ishte agresiv por nuk më thoshte gjë. Shikime bërtitje. Ishte ndryshe në fytyrë. Babi sa vinte dhe bëhej më shumë agresiv. Mora çelsin dhe hap derën Duke nxituar i thashë dhe mamit dil dhe ti. Babi të qetësohet e ta lëmë me kaq. Në media është thënë që ai na dhunonte. Nuk mund ta mendoja që babi të kishte armë. Nuk më dhunonte. Ai për mua jepte jetën.

Bashkëshortja vijon të thotë së Lefteri ditën e ngjarjes shkoi në Tiranë për të marrë materiale pune dhe kur ishte kthyer ishte tepër agresiv. Ajo shpjegoi se gjithçka shkonte normalisht dhe se bashkëshorti nuk ishte i dhunshëm, madje duke u shprehur se nuk e kishte denoncuar kurrë për dhunë. Floresha thotë se bashkëshorti u nis për në Tiranë për të marrë materiale për punën e tij por kur u kthye në shtëpi ishte shumë i tensionuar.

Floresha vijoi të shpjegonte:

Në orët e para të mëngjesit u ngritëm dhe vajza niset në shkollë. Ikin bashkë me burrin në punën e tyre. Në Tiranë merr materiale për punën dhe kthehet në shtëpi i tensionuar. Vajza vjen përpara. Nuk ishte parë kurrë në atë gjendje. Nuk mora vesh nga ai. Tensioni i komshinjve. Ora 12 erdhi në shtëpi. Mos më fol më thoshte. Shkaku vetëm i gjyqit. Ishte përmendur gjyqi. Me komshinjtë. Kjo ka ardhur nga gjyqet zvarritjet. Kjo diskutohej për natë. Si zvarritet çështja. Elbasani pushohet çështja në anën time nga Enkelejda Kapedani. Vazhdoi agresivitetin e vetë. Vajza doli jashtë e para. Mami dil jashtë. Dolëm jashtë dhe kjo ishte e gjitha vetëm që të qetësoheshim. Policinë e njoftoi vajza.