Ekuilibri i peshes varet nga ne/ Te dobesuarit nuk eshte vetem per arsye estetike

Te dobesuarit nuk eshte vetem per arsye estetike, keshillohet edhe nga mjeket ne rastet e mbipeshes. Ekuilibri i peshes varet nga ne. Faktoret ndryshojne nga nje person te tjetri.

Disa mund te kene probleme fizike, sistem hormonal te luhatur, shperndarje te madhe te qelizave dhjamore, mbistres, zorre delikate, alergji nga disa ushqime, prirje te trupit per te grumbulluar sheqerna dhe yndyrna, madje edhe trashegimi gjenetike.

Shperndarja e Mases Trupore – Per te vleresuar peshen, duhet te keni parasysh:

1. Rendesine e muskulatures;

2. Rendesine e indit dhjamor;

3. Perberjen e trupit ne mase dhjamore, jodhjamore, lengje qe maten me metoden e bioimpendances Tanita e cila percakton perberjen e trupit me ane te nje rryme elektrike alternative. Masa dhjamore nuk e percjell rrymen elektrike;

4. Peshen e kockave; nese pesha e tyre edhte e rende, mund t’ia lejoni vetes te keni nje peshe pak me te madhe. Beni nje prove: rrotulloni rreth kyçit te dores se majte, gishtin tregues dhe gishtin e madh te dores se djathte. Nese ata bashkohen, kockat tuaja jane te lehta, nese jo, jane te renda.