Ekspertët ngrejnë alarmin: Maskat e fytyrës gjatë verës janë të rrezikshme për shëndetin

 

Ekspertët mjekësorë kanë bërë thirrje për të patur një vigjilencë shtesë në lidhje me sëmundjet që shkaktohen nga nxehtësia gjatë verës. Ata shprehen te shqetësuar se vënia e maskave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit mund të shkaktojë sëmundje të shumta siç është vështirësia në frymëmarrje dhe dehidratimi.

Maska në verë e vështirëson arritjen e ajrit të freskët në mushkëri dhe muskujt e frymëmarrjes aktivizohen duke rezultuar në gulçim, gjë që rrit temperaturën e brendshme të turpit.

E rëndësishme eshte që të mbani trupin tuaj të ftohtë në mënyrë që të parandaloni rraskapitjen dhe problemet e tjera që shkaktojnë temperaturat e larta.

Në Kinë, të paktën dy nxënës të shkollave të mesme vdiqën muajin e kaluar ndërsa mbanin maska për fytyrën gjatë ushtrimeve fizike