Emmanuel Egbo: Kur të sigurojmë matematikisht titullin atëherë do të themi se jemi kampionë.

Rasti pozitiv me Covid-19 te skuadra e Bylisit?
– Po presim vendimin e Federatës. I janë bërë teste të gjithë ekipit, më pas do të shikojmë si do të veprojmë. Kështu që presim deri në momentin e daljen e rezultateve. Edhe lojtarët do të kenë pak frikë. Mund të jetë takuar me të gjithë, duhet kontroll që mos përhapet. Këtë frikë kishim të gjithë, se çfarë do të ndodhë në qoftë se infektohet një lojtar.

Sa i përket ndeshjes?
– Do të shohim nesër se kush është 100 % gati për të luajtur. Çdo ekip ka mendimet e veta. Nuk shikoj ekipet e tjera, ne shikojmë punën tonë. Lojtarët janë koshientë që akoma janë edhe 30 pikë në lojë dhe ka 10 ndeshje. Zoti do të na udhëheqë, ne do të jemi mbrapa tij. Në momentin që do të sigurojmë matematikisht titullin atëherë do të themi se Tirana ka dalë kampionë. Për deri sa janë 30 pikë në lojë, do të luftojmë deri në fund. Çdo ndeshje për ne do të jetë si një finale. Ju kam thënë çunave dhe ata e dinë, që duhet të jemi me këmbë në tokë.

Keni frikë për Koronavirusin?
– Frikë nuk duhet të kemi, por duhet të jemi të kujdesshëm. Do presim rezultatet e testeve. Në qoftë se do të dalin negativë nuk do të kemi frikë, po dolën pozitivë, besoj se ndeshja nuk do të zhvillohet. S’ka shanse të luhet po dolën shumë lojtarë pozitivë. Është Federata dhe klubet që do të vendosin. Të presim rezultatet.

Paga e luftës?
– E kanë marrë lojtarë. Falenderoj federatën për gjestin, është gjest human. Lojtarët në kategori më poshtë i ka ndihmuar më shumë.

Gjendja e lojtarëve?
– Kemi komunikuar, do të komunikoj sërish dhe do të shoh gjendjen e tyre.