Edi, populli jam! Nuk drejtohet qeveria dhe aktet normative nuk merren nga Facebook

Ndryshe nga vendet e tjera, i nderuari Kryeministër i ynë duket se do ta kthejë këtë “shtetrrethim” në një “One man show”. E ka bërë vazhdon ta bëjë dhe do ta bëjë përderisa ne ia lejojmë.

Po ja falim çdo gjë, por mos kapjen e abuzuesve të çmimeve nuk mund të ja falim kurrsesi. Sepse për të gjobitur qytetarë është i pari. Për ti mbrojtur nga abuzimet nuk do t`ja dijë.

Përveç se thuhet se janë proceduar dy pronarë farmacish në Durrës, asgjë tjetër nuk dimë. Madje as kjo gjë është e vërtetë nuk e dimë. Madje ne dinim që po të ndaloheshe nga makina gjobitesh dhe të hiqej patenta. Por, ky urdhër na qenka nga Facebook dhe policia vendos gjoba 4.000 lekë.

Luajti edhe me kreditë. Nxorri Bankën e Shqipërisë dhe foli për shtyerje këstesh, ndërsa në realitet ndodhi e kundërta. Bankat kërkonin pagesat dhe me të drejtë. Kurrkund nuk ekzistonte urdhër nga Banka e Shqipërisë. Madje sqarimi ishte banal, ia lamë në dorë vetë bankave nëse ishin apo jo dakord.

Së fundmi se po më ikin mendimet nga hallet e shumta. Sa tregtarë ke proceduar o i nderuar Edi. U përfol për 7 subjekte, por nuk dihet asgjë zyrtare. E vetmja gjë e sigurtë janë çmimet që rriten nga 250- 300 %.

Të na rrojë sa malet lartëgjatësia ynë Kryeministër dhe të lutem laji duart edhe gojën, dhe mos dil nga shtëpia.