Edhe Dejvi Bregu i jep lamtumirën ekipit të

Skënderbeut do t’i duhet shumë punë për t’u rindërtuar në sezonin e ardhshëm dhe për të qenë sërish në nivelet më të larta, ashtu si edhe në këtë kampionat. Pas largimit të Enea Koliqit dhe Bruno Ditës, ishte momenti që “duart” t’ia jepte skuadrës edhe Dejvi Bregu.

Ky i fundit ka bërë edhe një dedikim emocionues në “Instagram”, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë. Tashëm pritet që nga Skënderbeu të largohet edhe Ilir Daja, që pret të nis një aventurë të re te Partizani.