Publikuar në : 08:07 – 17/02/21 |

Një aksident i rëndë është regjistruar në Gjirokastër. Sipas News 24 dy punonjës të OSHEE-së humbën jetën tragjikisht, pasi automjeti me të cilin po udhëtonin ra në lumin Drino.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kordhocë, ndërsa punonjësit Selfo Kallfa dhe Dini Isaraj, po shkonin për riparim në fushën përballë Lazaratit.

Trupat e viktimave i ka marrë rrjedha e lumit me vete. Pritet që në vendin e ngjarjes të mbërrijnë forcat RENEA dhe palombarët që të bëjnë të mundur nxjerrjen e trupave. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./