Nje konflikt për motive të dobëta për pak sa nuk përfundoi me të lënduar në Elbasan. Ngjarja u regjistrua këtë mëngjes pranë një shkolle 9-vjecare, në momentin e dërgimit të fëmijëve në shkollë. Sipas burimeve e gjitha ka ardhur për shkak të një parakalimi me makinë. Një mjet tip golf me ngjyrë gri e cila drejtohej nga një grua nën shoqërinë e bashkëshortit të saj, pasi ka parakaluar mjetin tip ford me ngjyrë blu me targa AA 175 TE, drejtuesi i këtij mjeti të fundit nuk e ka toleruar këtë veprim. Pasi ka zbritur nga makina për të dërguar fëmijët në shkollë ka qëlluar pa e menduar gruan e mjetitbqë e parakaloi gjatë ecjes. E gjitha është parë nga bashkëshorti i gruas së dhunuar i cili ka nisur të konfliktuohej menjëherë me shtetasin i cili qëlloi bashkëshorten e tij. Fatmirësisht aty pranë ka rastisur një patrullë e policisë rrugore e cila nuk ka lejuar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka lajmëruar njësinë e specializuar. Me ndërhyrjen e këtyre të fundit u bë shoqërimi në polici i personit që goditi gruan, i cili sikurse duket nga pamjet është shtetasi pranë mjetit ford i cili ka veshur një triko me ngjyrë të verdhë. E gjithë kjo skemë u pa edhe nga nxënësit e shkollës aty pranë dhe prindërit që i shoqëronin. Në lidhje me këtë rast policia konfirmon se kemi të bëjmë me një konflikt të castit për motive të dobëta. Sipas bluve burri dhunues është shoqëruar në polici dhe vijojnë hetimet për këtë rast të paprecedentë.