Reagon Artan Hoxha: Këto ngjarje i kam parashikuar më parë

Shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë është i lidhur me nje histori hakmarrjesh mes familjeve Reçi dhe Gjini nga Rrësheni.

Vrasjet datojnë prej vitit 2016, duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet.  Në studion e emisionit “Opinion” gazetari Artan Hoxha u shpreh se mes 4 viktimave, njëri prej tytre ka qenë krejtësisht i pafajshëm.

“Mes këtyre viktimave është dhe nipi i këtyre, Kreshnik Gjini, i cili ishte krejt i pafajshëm. Ai punonte kamarier në Belgjikë dhe u vra vetëm se bëri një status për vrasjen e Gaspër Reçit”, u shpreh Hoxha.