Duhet të ndihemi krenarë! Jemi të 4-it në europë për çmimin më të shtrejtë të naftës

Duhet të ndihemi krenarë për vendin tonë dhe qeverinë rilindase me në krye Edi Ramën për renditjen e Shqipërisë në Top 10 vendet për çmimin më të lartë të naftës.

Ndërsa në Europë ndodhemi të katërtit, përkrah fqinjëve tanë të Italisë, pjesë e G8, vendeve më të industrializuara. Shifrat janë referuar Global Petrol Prices.

Padyshim kjo është një meritë e qeverisë shqiptare me në Krye Edi Ramën, piktorin dhe basketbollistin e dështuar shqiptar. Por, siç thotë edhe kryelartëgjatësia e tij, ne jemi popull që nuk ja dimë vlerat e as më pak meritat për këtë arritje. Baba i kombit shqiptar, i vetë deklaruar, se askujt nuk do i shkonte në mendje ta artikulonte këtë epitet për njeriun që është kryekëput autor i mjerimit që po përjetojnë shqiptarët.

Duhet të ndihemi krenarë! Jemi të 4-it në europë për çmimin më të shtrejtë të naftës

Jemi vënd i botës tretē, duam apo nuk duam ta pranojmë. Pavarësisht se midis kësaj futet paradoksi i madh. Por, le ti kthehemi çështjes tonë. Nafta në vendin tonë nuk ka pësuar asnjë qindarkë ulje, pasi “trustet” e furnizuesve janë dakordësuar me njëri tjetrin ti rrjepin mirë shqiptarët. Një pjesë e këtyre miliona euro fitimeve do të shkojnë për fushatën elektorale të 2021.

Mos harroni jemi më pak se njē vit nga dita 3 votimeve. Prandaj nuk habitet aksush që Rama nuk e zë me gojë çmimin e naftës. Pse nuk i “kërcënon” sikurse bëri me bizneset e mëdha nëse nuk aplikonin për pagën e luftës për punonjësit. Jo kurrsesi. Sepse ato para, miliona më saktë, që po fitojnë kompanitë e naftës do shkojnë për sektin e Rilindjes që të blejë votat e 2021.

E deri atëherë ne do duhet të ndihemi krenarë që kemi lënë pas Gjermaninë dhe vende të tjera të zhvilluara. Jemi të 4-it në Europë dhe të 9-it në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës. Nuk e besoni ja linku,  shiheni vetë dhe mos harroni!