Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i ftuar në mbrëmjen e së enjtes në emisionin Opinion ku u përgjigj “akuza” të pabaza të ngritura nga sekti i Rilindjes për të larguar vëmendjen nga situata aktuale e Koronavirus.

Gjithashtu Rama, Kryeministri në detyre dhe në ikje i këtij vendi, ishte i ftuar në Real Story, që është kthyer në zyrë shtypi qeverie sa herë kjo e fundit ka nevojë.

Pyetja se kush tërhoqi më shumë audiencë është retorike? Sigurisht që Basha dhe kjo nëse analizohet ka disa faktorë. Së pari shqiptarët, madje dhe vetë socialistët e kanë parashikuar se çfarë do deklaronte Rama, kësisoj interesi ishte minimal. Së dyti interesi se si Basha do përballej me akuzat qesharake ndaj panelit të gazetarëve ishte i lartë. Dhe, Basha ia doli në mënyrën më tē mirë. Së treti dhe më e rëndësishmja ishte treguesi i qartë se shqiptarët e  kanë bërë zgjedhjen e tyre midis të shkuarës dhe së ardhmes.

P.S. Edhe Elisa Spiropali, tellallja e qeverise, tërhoqi më shumë audiencë se sa vetë “Skëndërbeu i saj imagjinar”.