Policia zbulon detje nga konflikti me armë në Kashar

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Policia Rrugore e Qarkut Gjirokastër ka shtuar masat për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, si dhe shkeljet të cilat janë burim aksidenti, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. L., 32 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

E. B., 32 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin Përmet-Këlcyrë u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme