Dorëhiqet pas 23-vitesh Sekretari i përgjithshëm i KOKSH Stavri Bello

Sekretari i përgjithshëm i KOKSH, Stavri Bello, ka vendosur të dorëzohet pas 23 viteve në postet drejtuese të organizmit më të lartë të sportit në vend.

“Jap dorëheqjen dhe ftoj gjithashtu që edhe presidenti të bëj të njëjtën gjë”, deklaroi Bello pak minuta më parë gjatë punimeve të asamblesë së jashtëzakonshme të KOKSH.

Bello i kërkoi që të japë dorëheqjen edhe presidentit Viron Bezhani. Ndërkohë gjatë punimeve të asamblesë, presidenti i FSHF, Armand Duka, bëri një propozim për zgjidhjen ngërçit, duke sugjeruar që zgjedhjet në KOKSH të bëhen pas olimpiadës, jo më larg se dhjetori i këtij viti.