E rëndë në Britani: Fëmija 11 vjeçar humb jetën

Mbretëria e Bashkuar ka shënuar një rekord të zi fatalitetesh si pasojë e koronavisurit.

Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 1564 persona,  shifra më e lartë që prej fillimit të pandemisë.

47,525 persona kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit, ndërsa 26,959 persona janë shtruar në spital.

Mbretëria e Bashkuar është goditur rëndë nga pandemia dhe ka shënuar shifra mjaft të larta fatalitetsh, pas përhapjes së një varianti të ri të koronavirusit, 70% më infektues se i pari.

Për momentin MB gjendet në një izolim të tretë kombëtar, në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të evituar kolapsin e sistemit shëndetësor. Sipas autoriteteve, ekziston rreziku që kapaciteti i pavioneve të terapisë intensive të ezaurohet.

Njëkohësisht në MB vijon vaksinimi i popullsisë. Autoritetet planifikojnë të vaksinojnë 14 milionë persona deri në mes të shkurtit, ku përfshihen kategoritë më të rrezikuar nga virusi.
Kryeministri Johnson ka lajmëruar se së shpejti, vaksinimi do të kryhet 24 orë në ditë, për të arritur objektivat.