Dita e martë do të nisë me reshje të dendura shiu të cilat do të dominojnë deri në mesditë, kryesisht në zonat bregdetare. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë reshje dëbore.

Sipas Metoalb, pasditja do të jetë e kthjellët në të gjithë territorin e vendit, ndërsa reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat juglindore.

Gjithashtu do të kemi edhe ulje të ndjeshme të temperaturave të cilat do të variojnë nga -3°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare në jug por e fortë në veri dhe brigjet detare me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.