Disa këshilla të vyera para dhe gjatë karantinës

Duke filluar nga dita e nesërme pjesa më e madhe  e popullsisë së vendit do të jetë në karantinë shtëpie. Ditët e fundit kemi parë një dyndje të madhe për të blerë artikuj të ndryshëm udhqimor dhe higjenik.  Por si duhet të veprojmë para dhe gjatë një karantine?

Referuar edhe mediave të huaja, Media Line News ju sjell disa nga praktikat se si duhet të veprojmë gjatë një karantine. Duhet të paktë një furnizim me ushqime bazë për të paktën 10 ditë. Gjithashtu, produktet e shportës së konsumit si orizi, makaronat, fasulet dhe mielli duhet të jenë baza kryesore e furnizimit.

Gjithashtu vaji dhe salcat duhet të jenë prezente për të gatuar produktet e thata si makarona e  orizi. Kafeja turke dhe ëmbëlsirat duhet të jenë prezent, por jo të domosdoshme. Sidomos kafeja, që në rastin tonë konsumohet shumë, është e mirë edhe për qetësimin e stresit gjatë qëndrimit në karantinë.

Përveç bazë ushqimore e cila është e rëndësishme akoma më e rendësishme është higjena. Duke filluar nga më elementaret si larja e rregullt dhe e plotë e duarve është një nga mënyrat më të mira dhe më të lehta për të mbrojtur veten nga coronavirusi. Prandaj mos harroni të përfshini sapunin e duarve në çantën tuaj të karantinës. Sigurisht edhe produktet e tjera higjenike siç janë letra higjienike, produktet për kujdesin personal dhe pelenat nëse keni fëmijë të vegjël në familje.

Veç këtyre duhet të kontrolloni në mënyrë periodike barnat tuaja të rregullta me recetë për të siguruar një furnizim të vazhdueshëm në shtëpinë tuaj. Media Line News ju sugjeron marrjen e vitaminës C nga ju rregullisht në ditët e karantinës. Kujdesni nësë pilulat janë të mëdha rralloni marrjen e tyre që të mos keni probleme anësore. Ju mund të gjeni edhe alternativa të Vitaminës C sikurse është portokalli.

Ajo çfarë sugjerohet gjatë këtyre ditëve të karantinës është edhe  konsumimin i ujit të ngrohtë me limon që  ndihmon shumë organizmin tuaj.

Procesi i fillimit të karantinës është thelbësor. Media Line News ju sjell disa nga procedurat që duhet të ndiqni. Pastroni fillimisht të gjithë ambientin e shtëpisë me detergjentë dhe në disa vende mund të përdorni dizifektues, ose rakia që pothuajse gjendet në të gjithë familjet shqiptare.

Pas kësaj pastrimi dhe larja e të gjithë dyerve dhe bravave të tyre, sepse ato janë në kontakt të parë me duart tuaja. Pastërtia e tyre është shumë e rëndësishme.

Gjatë karantinës ju duhet të ajrosni shpesh ambientet ku qëndroni dhe të gjithë mbulesat duhet ti nxirrni në diell. Kjo është e rendësishme sepse nën temperaturat e larta Covid- 19 zhduket dhe ju ulni rrezikun e prekjes.