Digjen tre makina gjatë natës në Yzberisht

0

Parkimi i një pallati shumëkatësh në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se tre makina janë djegur në parkim.

Ende nuk është zbardhur ngjarja, por deri tani mësohet se makinat kanë qenë të parkuara, e ndërsa nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Tymi i makinave ka shkaktuar shumë panik tek banorët, të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrëfikësen, e cila ka arritur që të shuajnë flakët.

Policia ka nisur hetimet, ku ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të djegies së tre makinave. Po ashtu mësohet se nuk ka persona të lënduar.