Detaje të reja mbi 33 vjeçarin e gjetur të vrarë në makinën e tij në Rrogozhinë.

Autorët dyshohet se i kanë zënë pritë, Klevis Kapllanit.  Në vendngjarje janë gjetur 18 gëzhoja. Prita ka qenë pak metra larg banesës.

I riu rezulton i dënuar në Itali për trafik droge. Ai kishte 2 vite që ishte kthyer në Shqipëri ku nuk rezulton të ketë pasur dhe konflikt me persona të tjerë.
Ndërkohë dyshimet paraprake janë se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të kaluarës së tij vendin fqinj.