lajmi, lajmi i fundit, breakingnews, medialine.al

Detaje të reja zbulohen pas arrestimit të botuesit Henri Çili por edhe dhjetëra personave të tjerë nga Tiranë deri në Jug të vendit.

Mësohet se procedimi nga prokuroria ka nisur për falsifikim të kartëmonedhave nga seksioni i krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër. Nga hetimet dhe përgjimet ka dalë dhe emri i Çilit.

Në funksion të këtij procedimi është kapur edhe një sasi lënde narkotike prej 60 kg kanabis para dy muajsh në Lezhë e nga ky operacion është arrestuar një efektiv policie.

Ndërkohë sot është arrestuar në Tepelenë edhe Ervin Çela, bashkëshorti i Matilda Çelës, kandidate për deputete e PS në zgjedhjet e 2017.

Po kështu të arrestuar janë dhe shtetasit Roland Mici, Sidi Rama, Antonia Hasa, Armando Hajdinaj.