Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, u ka thënë kolegëve deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës se Qeveria Kurti do t’ua shkarkonte edhe kryetarin e partisë, Isa Mustafa, nëse do të kishte qenë pjesë e ekzekutivit.

“Edhe Mustafën do t’ua kishim shkarkuar, do t’ju kishim liruar edhe prej tij”, është shprehur Basha në seancën e Kuvendit për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Keq e keni, nuk funksionon në këtë qeveri nëse nuk punon”, ka theksuar ai, duke mbrojtur kryeministrin Albin Kurti për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.